Celebrities Gossip Showbiz

Brenda rezidencës super luksoze të Lionel Messit!

Sulmuesi ikonë Liones Messi bleu pronën prej dhjetë milionë eurosh në shtator me ndihmën e firmës së pasurive të paluajtshme, ‘Team Simpki’, vetëm disa muaj pasi nënshkroi për MLS të David Beckham.

Pasuria e tij në Fort Lauderdale përfshin 10 dhoma gjumi, një suitë VIP dhe dy porta varkash, duke i siguruar Messit hapësirë të bollshme për të argëtuar shokët e tij të skuadrës. Duke jetuar si pjesë e një komuniteti të mbyllur në Bay Colony, shtëpia e Messit ndodhet në një ishull, me një pishinë dhe me pamje nga horizonti i Fort Lauderdale.

Kapiteni i Argjentinës ka rrëfyer se ai ende nuk e ka eksploruar siç duhet shtëpinë e tij të re në Miami, megjithatë, ka zgjedhur të kalojë pjesën më të madhe të kohës larg fushës në shtëpi me gruan e tij, Antonella Roccuzzo dhe tre djemtë e tyre. “E vërteta është se as ne nuk dalim shumë”-ka treguar Messi për Infobae kur u pyet për stilin e jetës së tij.

“Ne jetojmë në zonën ku ndodhet klubi dhe kemi një udhëtim të shkurtër për në Miami. Ne dalim, kemi dalë nja dy herë, por unë ende nuk e di mirë”. 36 vjeçari po përgatitet për të ndihmuar Argjentinën të mbajë Kupën e Amerikës këtë verë. Ndërkaq, shumë fansa e kanë dëgjuar së fundmi Lionel Messin të flasë anglisht për herë të parë pasi ai iu bashkua aktorëve të Hollivudit, Will Smith dhe Martin Lawrence, në promovimin e filmit të ardhshëm “Bad Boys”. Fituesi i ‘Topit të Artë’, i cili nënshkroi një kontratë shumë milionë dollarësh me skuadrën e MLS, Inter Miami verën e kaluar, është shfaqur në një sërë reklamash gjatë viteve.

Ai së fundmi bëri debutimin e tij komercial në ‘Super Bowl’, duke luajtur në një nga reklamat më të mëdha të vitit së bashku me yllin e “Ted Lasso”, Jason Sudeikis dhe ikonën e NFL, Dan Marino. Argjentinasi vendos t’u bëjë një vizitë aktorëve përpara datës së publikimit të filmit më 7 qershor 2024 dhe ofroi një moment që befasoi fansat.  Mund të jetë një nga të paktët herë që Messi ka folur publikisht anglisht.