Celebrities Gossip Showbiz

Britney Spears merr vaksinën anti-COVID, ka një mesazh për fansat e saj

Këngëtarja e njohur, Britney Spears dhe i dashuri i saj Aam Asghari janë vaksinuar kundër COVID-19. Lajmin e bëri me dije vetë çifti një ditë më parë, ku treguan se nuk ishte ashtu siç e kanë përshkruar njerëzit.

Njerëzit në internet kanë thënë se është shumë, shumë keq, sikur të të hyjë plumbi në krah. Por nuk është asgjë. Nuk ndjeva asgjë. Jam mirë dhe shpresoj të vazhdoj të jem më mirë. -ka thënë ajo.

39-vjeçarja e cila ka bërë një pauzë nga projektet muzikore, duket se është kthyer në jetë normale. E vetmja gjë publike e saj tashmë është dokumentari i saj.

Rikujtojmë, se pak muaj më parë, ylli i muzikës ka fituar gjyqin e vështirë kundrejt babait, Jamie Spears pasi ky i fundit prej vitesh menaxhon tërësisht pasurinë e saj, pronat dhe karrierën. Së fundmi, është bërë e ditur se Britney, do të paguajë gati 2 milionë dollarë për avokatët e babait, nëse gjykata e miraton vendimin.