Këngëtarja e njohur, Britney Spears prej kohësh është shkëputur nga muzika. Së fundmi, “New York Times” publikoi një dokumentar për jetën e saj të kontrolluar, dokumentar i cili u quajt “Framing Britney Spears”. Në lidhje me dokumentarin ka reaguar për herë të parë edhe artistja e njohur.
Rikujtojmë, se para disa ditësh ylli i muzikës ka fituar gjyqin e gjatë dhe të vështirë kundrejt babait, Jamie Spears pasi ky i fundit prej vitesh menaxhon tërësisht pasurinë e saj, pronat dhe karrierën. Së fundmi, është bërë e ditur se Britney do të paguajë gati 2 milionë dollarë për avokatët e babait, nëse gjykata e miraton vendimin.
Në një deklaratë të paraqitur së fundmi nga avokatët e Jamie Spears, babai i këngëtares 39-vjeçares po kërkon që pasuria e saj të mbulojë kostot e gati dy milionë dollarëve. Jamie po kërkon gjithashtu miratimin e kompensimit të tij si kujdestar, duke përfshirë 16,000 dollarë në muaj, plus 2,000 dollarë në muaj për koston e shpenzimeve të zyrës nga afati kohor i përmendur në dokument nga 1 nëntori 2019 deri më 28 shkurt 2021.
Lajmi vjen disa javë pasi “ET” raportoi se avokati i Britney, Samuel Ingham, tha gjatë një seance gjyqësore virtuale se planifikon të paraqesë një kërkesë nga gjykata në seancën e tyre më 27 prill, për të bërë Jodi Montgomery kujdestarin e përhershëm të Britney.
Kujtojmë gjithashtu se Spears ka zbuluar së fundmi se nëna e saj i është përgjëruar që të nisë të këndojë. 39-vjeçarja ka ndarë në Instagram një video të saj duke performuar këngën, “You got it all”.