Britney Spears ka reaguar pas valës së kritikave që shpërtheu në rrjetet sociale, pasi u filmua duke nxjerrë pjesën e sipërme të trupit nga çatia panoramike e një veture Mercedes gjatë lëvizjes në një autostradë në Los Angeles.
Pamjet u përhapën me shpejtësi dhe ngjallën debat mes fansave, të cilët shprehën shqetësim për sigurinë e këngëtares. Megjithatë, artistja vendosi të sqarojë situatën përmes një postimi në Instagram.
Asgjë nuk është ashtu siç duket
-shkroi Spears, duke shtuar se njerëzit po e gjykojnë bazuar vetëm në “dy sekonda çmendurie”, ndërsa realiteti i jetës së saj është krejtësisht ndryshe.
Fotografitë e publikuara në media e shfaqin Britney Spears me kokën dhe pjesën e sipërme të trupit jashtë automjetit, me krahët e shtrirë, ndërsa trafiku në autostradë ishte i ngadalësuar.
Sipas një burimi pranë këngëtares, ajo doli nga çatia panoramike vetëm për pak çaste për të parë situatën në rrugë, pasi automjetet ishin të ndaluara.
I njëjti burim tha se Spears e ka bërë këtë edhe gjatë fëmijërisë dhe se i pëlqen të ndiejë erën e ngrohtë të verës. Gjithashtu, u theksua se këngëtarja ndodhet në një periudhë të mirë të jetës, ndihet e lumtur dhe nuk kishte asnjë qëllim të shkelte ligjin apo të rrezikonte veten ose të tjerët.
Ndërkohë, mediat amerikane raportojnë se puna për filmin biografik kushtuar Britney Spears po vazhdon. Skenari i parë do të shkruhet nga Liz Meriwether, ndërsa regjinë do ta mbajë Jon M. Chu, me producent Marc Platt.
Filmi pritet të sjellë në ekran historinë e jetës dhe karrierës së një prej ikonave më të mëdha të muzikës pop, duke përfshirë momentet që e kanë shndërruar Britney Spears në një nga artistet më të famshme të brezit të saj.