Sport

Brojës nuk i mjaftojnë fama dhe paratë, i refuzohet leja e ndërtimit

Armando Broja ka parë të shuhet një nga ëndrrat e tij të mëdha. Sulmuesi kërkonte të shembte banesën aktuale, për të ndërtuar një shtëpi të re luksoze, por oficerët e planifikimit të zonës së kanë Ellmbrixh refuzuar kërkesën.

Broja, i lindur në Slou, aktualisht zotëron një pronë në Surrei. 22-vjeçari po përpiqej të shembte shtëpinë e tij ekzistuese për të hapur rrugën për një rindërtim të rëndësishëm. Prona e ëndrrave me pamje të re ishte planifikuar të përfshinte një pishinë dhe një palestër, ndërtesa të cilat morën miratimin nga Këshilli i Bashkisë së Ellmbrixh.

Megjithatë, si pjesë e një rindërtimi për të cilin do të shpenzoheshin 4 milionë paund, ai kishte synuar të trefishonte madhësinë e banesës. Pavarësisht se nuk kishte asnjë ankese nga fqinjët, këshilli i doli kundër.

“Si rezultat i rritjes së konsiderueshme në gjatësi dhe lartësi, konsiderohet se pjesa më e madhe, shkalla dhe masa e propozuar do të tejkalonte shumë atë të shtëpisë ekzistuese që do të zëvendësonte dhe të pronave fqinje,” tha zyrtari i planifikimit Xhozef Kelli për “The Sun”.