Celebrities Showbiz

Çfarë bëri prestigjiozja “New York Times” që u acarua Serena Williams?!

Lojtarja e tenisit e njohur në mbarë botën Serena Williams pati një mosmarrëveshje me gazetën prestigjioze ‘New York Times’ pas një gabimi të turpshëm të bërë në një artikull rreth kapitalit të saj të ri sipërmarrës. NYT botoi një shkrim për tenisten Williams, 40 vjeçe, duke mbledhur 111 milionë dollarë për sipërmarrjen e re ‘Serena Ventures’, një firmë e kapitalit sipërmarrës e krijuar nga legjenda e tenisit që do të investojë në themelues me këndvështrime të ndryshme.

Fatkeqësisht, siç vuri në dukje edhe vetë Williams, gazeta përdori një fotografi të motrës më të madhe të Williams, Venusit, për të ilustruar historinë. Në lidhje me këtë Serena shkoi në Twitter për të shprehur inatin e saj në lidhje me gabimin.

Pavarësisht se sa larg shkojmë, na kujtohet se nuk mjafton. Kjo është arsyeja pse unë mblodha 111 milion dollarë për ‘Serena Ventures’. Për të mbështetur themeluesit të cilët janë anashkaluar nga sistemet e rrënjosura, mjerisht, të pavetëdijshëm për paragjykimet e tyre. Sepse edhe unë jam anashkaluar. Mund të bësh më mirë, New York Times”.

Gazeta ‘The Times’ iu përgjigj Williams pak më vonë në një postim në Twitter duke shpjeguar se si ndodhi gabimi.

Ky ishte gabimi ynë. Ishte për shkak të një gabimi gjatë përzgjedhjes së fotove për edicionin e printuar dhe nuk u shfaq në internet. Një korrigjim do të shfaqet në gazetën e nesërme. 

Williams ende nuk i është përgjigjur kërkim-faljes.

Williams ka 23 tituj ‘Grand Slam’, më së shumti nga çdo femër tjetër dhe është e vetmja teniste që fiton tri nga katër ‘Grand Slamet’ tradicionale të paktën gjashtë herë. Venus, nga ana e saj, ka fituar ‘Wimbledon’ pesë herë dhe ‘US Open’ dy herë. Si ekip, motrat Williams kanë fituar 13 tituj dhe tri medalje të arta olimpike.