Gossip

Venus Williams martohet sërish në fshehtësi? Dy ceremoni, një jaht dhuratë dhe një kapitull i ri dashurie…

Tenistja legjendare Venus Williams ka konfirmuar se është martuar për herë të dytë me partnerin e saj, aktorin italian Andrea Preti.

Çifti u kurorëzua fillimisht në Itali në shtator, por për shkak të problemeve me dokumentacionin ligjor, organizoi një ceremoni të dytë në Florida.

Dasma në Palm Beach zgjati gjashtë ditë dhe u shoqërua me festime intime mes familjarëve dhe miqve të ngushtë. Venus, 45 vjeç, dhe Andrea ndanë momente të veçanta larg vëmendjes publike.

Një surprizë e veçantë erdhi nga motra e saj, Serena Williams, e cila i dhuroi çiftit një jaht luksoz, ku u organizuan pritje private gjatë festimeve.

një intervistë për Vogue, Venus shpjegoi se dy ceremonitë ishin të nevojshme për arsye ligjore dhe i dhanë mundësinë të festonin plotësisht dashurinë e tyre në SHBA.