Celebrities Gossip Showbiz

Çfarë dhurate ka menduar Fjoralba Ponari për bebin e Einxhel Shkirës?

Fjoralba Ponari, një nga prezantueset më të ëmbla dhe të pëlqyera u njoh fillimisht për publikun si këngëtare për zërin e saj të mrekullueshëm në ‘The Voice of Albania’. Më pas, bukuroshja nisi të bashkëprezantojë në “E Diell” ku në fakt u bë shumë e njohur për audiencën e gjerë. E tanimë prezanton programin më të ndjekur të humorit “Portokalli” dhe një emision të sajin me shumë emocione “Më thuaj një dëshirë”.

Tashmë të gjithë e dinë se prej kohësh Fjoralba dhe Einxhel Shkira kanë një shoqëri shumë të mirë me njëra-tjetrën dhe për këtë shumë prej ndjekësve i drejtojnë pyetje njërës për tjetrën.  Dihet se tashmë çështja e shtatëzanisë së Einxhel prej kohësh është shumë në vëmendje e nga kurioziteti i të gjithëve edhe Fjoralba merr pyetje të shumta në rrjete sociale për këtë. Kështu ka ndodhur edhe së fundmi në një ‘Ask’ të zhvilluar në Instagram, ku ndjekësit e kanë pyetur se çfarë dhurate ka menduar  për bebin e Einxhel dhe bukuroshja është përgjigjur:

E mendoj çdo ditë dhe më duket sikur asgjë që më vjen në mendje nuk mjafton

Së fundmi moderatorja ka zhvilluar një ‘Ask’ me ndjekësit e saj një Instastory, ku u është përgjigjur disa pyetjeve e padyshim që kureshtja e ndjekësve në lidhje me raportin e saj me moderatoren Xhemi Shehu është e madhe. Kjo ndodh pasi këtë sezon të dyja bukuroshet moderojnë programin e humorit, “Portokalli”, por kjo nuk është hera e parë që ato bashkëpunojnë.