Gossip

U prish miqësia më e famshme? Einxhel Shkira “ndan rrugët” me Fjoralbën, Argjirën dhe Gracianon?

Një veprim i papritur në rrjetet sociale ka ngritur dyshime për prishjen e një prej miqësive më të njohura të showbiz-it shqiptar.

Einxhel Shkira nuk i ndjek më në Instagram Fjoralba Ponarin, Argjira Spancën dhe Graciano Taganin, ndërsa edhe ata kanë bërë të njëjtin veprim ndaj saj.

Ky “unfollow” i ndërsjellë ka mjaftuar për të ndezur spekulime, sidomos duke ditur se miqësia e tyre ishte prej vitesh e konsoliduar dhe shpesh e ekspozuar publikisht.

Fjoralba dhe Argjira madje e kishin vizituar Einxhelin gjatë qëndrimit të saj në Big Brother VIP Albania.

Pak pas zhurmës mediatike, Graciano Tagani reagoi në mënyrë të tërthortë me një InstaStory ku shkroi:

Mirënjohja është virtyti më i mirë i çdo personi!

-mesazh që u interpretua si thumb ndaj situatës.

Ndërkohë, Einxhel Shkira, Fjoralba Ponari dhe Argjira Spanca kanë zgjedhur të heshtin, duke mos dhënë asnjë shpjegim publik për këtë ndarje të papritur virtuale.