Health & Beauty

Çfarë të bëni kur ndiheni keq me veten?!

Ndonjëherë është normale të ndiheni keq me veten tuaj dhe çdo gjë t’ju duket e tmerrshme dhe vetëm të kritikoni. Kjo vjen prej levizjeve të hormoneve apo dhe të luhatjeve të ndryshme të humori që mund të pësoni.
Por mund t’i reduktoni këto momente apo ditë duke u përqëndruar në gjërat e vogla, pra ato që ju bëjnë të ndiheni mirë dhe më të lumtur. Një ndjesi e tillë ju shkakton dhe lodhje apo ankth, si dhe ju heq vullnetin për të bërë gjëra të ndryshme, por duhet ta kuptoni dhe të dëshironi të ndihmoni veten e jo ta përqafoni këtë ndjenjë.

Kur të shiheni në pasqyrë duhet t’i thoni vetes gjëra pozitive, jo të dëgjoni zërat negativë në kokën tuaj. Shihni diçka që ju pëlqen tek vetja pasi gjithmonë është.

Nëse bie fjala për peshën, shmangini ato biseda pasi në një formë apo tjetër do t’ju bëjnë të ndiheni keq. Qoftë dhe nëse e thonë në formë komplimenti.

Vendosni një rregull me veten tuaj që çdo ditë të festoni disa gjëra. Është në natyrën e njeriut që të përqëndrohet vetëm tek gjërat negative, kështu që le ta ndryshojmë ato duke parë vetëm ato pozitive. Kështu dhe ju ndiheni më mirë, si dhe bëni çdo njeri pranë jush të dëshirojë të rrijë me ju. Darkoni me të shtëpisë apo miqtë tuaj.

Dashuroni diçka dhe bëjeni! Ajo që do t’ju ndihmojë së tepërmi është të gjeni diçka që doni ta bëni. Pra, ju bën të ndiheni mirë dhe e bëni me qejf, qoftë një hobi apo dhe profesioni juaj për të gjetur e zbuluar gjëra e truqe të reja. Mund të tentoni të mësoni artin e pikturën, kështu çlironi dhe energjitë negative.

Mos u fokusoni tek pamja e jashtme. Mësojini vetes se një person është më shumë se ajo që duket dhe ajo që ka. Më rëndësi ka zemra dhe lloji i njeriut që jeni. Intelekti dhe kultura janë thelbësore për të parë vlerat e një personi. Paraja nuk është gjithçka gjithashtu dhed nuk duhet ta mundoni veten duke i ushtruar presion për të arritur në një stad që ndoshta nuk duhet të jeni për momentin.