Showbiz

Çifti mbretëror kapen mat duke thyer rregullat e pandemisë!

Princesha britanike Beatrice dhe bashkëshorti i saj, Edorado Mapelli Mozzi janë akuzuar se kanë thyer rregullat anti-COVID në Mbretërinë e Bashkuar. Dyshja mbretërore janë parë duke darkuar me 4 persona të tjerë, të gjithë nga familje të ndryshme.

Njëri nga të ftuarit ishte dizajneri i Roberto Cavalli, Peter Dundas, i cili publikoi një foto të të gjithëve bashkë në rrjete sociale. Në foto ata janë shfaqur të gjithë me maska në fytyrë, por askush prej tyre nuk kishte ruajtur distancën fizike. Mirëpo përfaqësuesit e çiftit mbretëror u janë përgjigjur akuzave, duke thënë se ajo nuk ishte një darkë e thjeshtë, por një takim pune, i cili lejohet sipas rregullave anti-COVID.

Çifti mbretëror kapen mat duke thyer rregullat e pandemisë - Bota Sot

Ai ishte një takim në mes jave, që kishte lidhje me punën, darkë për zhvillimin e biznesit, dhe u mbajt në pajtim të plotë me rregullat e qeverisë. Darka u mbajt në fillim të mbrëmjes dhe të gjithë u larguan para orarit të izolimit”,-kanë thënë zëdhënësit e princeshës.