Celebrities Gossip Showbiz

Çuni më i veçantë në botë për Dojna Meman sot feston ditëlindjen!

Këngëtari Vlashent Sata feston sot ditëlindjen dhe urimi i parë e më i dashur për të, erdhi pikërisht nga Dojna Mema, pikërisht në Paris, poshtë kullës që siç bukuroshja tregon ai nuk e ka pëlqyer kurrë. Moderatorja krah videos së bashkëshortit të saj shkruan se:

Edhe pse të kapi ora 00:00 poshtë Kullës që s’ke pëlqyer kurrë, të premtoj që bashkë do të kemi të tjera edhe më të pa organizuara (siç e kemi zakon), ama totalisht të çmendura. Gëzuar çunit më të veçantë në botë që jo rastësisht e kam burrë.

Dojna Mema dhe Vlashent Sata janë dyshja më e përfolur e momentit. Çifti është në një lidhje dashurie prej kohësh tashmë dhe sytë e të gjithëve janë drejt tyre. Dojna është në pritje të ëmbël të një vogëlushi dhe ndan shpesh me ndjekësit e saj postime nga ky rrugëtim kaq i mrekullueshëm.

Më datë 1 prill çifti kurorëzoi dashurinë e tyre. Lajmin na e dha vetë Dojna përmes postimeve të saj në Instagram. Së fundmi, gjithashtu Mema nëpërmjet një postimi në Instagram ka treguar gjithçka rreth punës dhe karrierës duke nisur që nga puna dhe rroga e parë e saj.