Prej muajsh tashmë Dafina Zeqiri kishte paralajmëruar publikimin e një albumi me titull “Dafinë Moj”. Me anë të një postimi të bërë në llogarinë e saj në Instagram, Dafina zbuloi se albumi do të dalë në treg i plotë më datë 1 Tetor dhe këngëtarja i surprizoi të gjithë me këngët dhe bashkëpunimet që solli.
E teksa po lançon me videoklip të gjithë këngët që solli si audio, duket se Dafi nuk paska të ndalur me surprizat. Burime për Prive kanë zbuluar se bukuroshja do të vijë në bashkëpunim me reperin e njohur, Majk. Ende nuk është vërtetuar asgjë nga dy artistët, megjithatë një bashkëpunim i tillë do të ishte një sukses i vërtetë!
Disa ditë më parë, bukuroshja ka publikuar klipin e këngës “Era” në bashkëpunim me reperin Buta, ku është shfaqur shumë provokuese, ashtu siç jemi mësuar ta shohim shpesh.
Megjithatë, në të gjithë projektet e reja muzikore që ajo solli, një prej tyre duket të jetë e preferuara e publikut e kjo falë klikimeve në platformën YouTube. Krahasuar me shikueshmërinë nga këngët e tjera, bashkëpunimi me RON mban fronin e albumit “Dafinë Moj” me mbi 4 milion klikime vetëm 1 muaj pas datës së publikimit si klip.
Nga ana tjetër, Majk së fundmi solli bashkëpunimin me mikun e tij të ngushtë dhe pjesëtarin tjetër të grupit ‘Babastars’, Getoar Selimin dhe Xhensila Myrtezajn. “Mëkati im” është kënga e reperit së bashku me dyshen e artistëve, e cila u prit shumë mirë nga publiku dhe ka afro 6 milion klikime.