Showbiz

Dalin në ankand letrat e dashurisë të shkruara gjatë adoleshencës së Tupac

Më 15 shtator hapet ankandi i parë ku do të dalin në shitje sendet me vlerë të artistëve të muzikës hip-hop të cilët kanë ndërruar jetë.

Mes 120 artefakteve gjenden edhe 22 letrat e dashurisë të legjendës së muzikës Tupac Shakur, të shkruara kur ai ishte adoleshenet. Letrat me dedikime të shumta dhe fjalë të ëmbla i janë kushtuar të dashurës së tij të vegjëlisë, Kathy Loy.

Një send tjetër me vlerë që ka tërhequr vëmendjen e publikut është kurora e vendosur nga reperi i ndjerë B.I.G gjatë një seti fotografik vetëm 3 ditë para se të ndërronte jetë.