Celebrities Gossip Showbiz

Dashuria nuk njeh moshë, zbuloni me kë martohet mbesa e Princeshë Dianës!

Lady Kitty Eleanor Spencer ështe mbesa e Princeshë Dianës. Ajo duhet të jetë shumë e lumtur duke qenë se u kurorëzua me njeriun që dashuron, miliarderin Michael Lewis. Ata bënë një ceremoni magjike në Itali në prezencë të njerëzve më të afërt.

Kitty Spencer është 30 vjeçe, ndërkoh që, bashkëshorti i saj është 62 vjeçar, dhe plot pesë vite më i madh se babai i Spencer. Ndërkohë, kanë qarkulluar fotot e para të dasmës dhe dyshja dukej vërtet e lumtur.

Kitty shkëlqente me fustanin nga “Dolce & Gabbana”. Flokët i kishte stiluar në mënyrë të thjeshtë dhe dukej vërtet aristokrate. Ajo u shoqërua gjatë ceremonisë nga vëllezërit Louis Spencer, Viscount Althrop dhe Samuel Aitken. Fustani i saj i dytë ishte po ashtu mbresëlënës me detaje shumë të veçanta.

Kitty Spencer është një modele profesioniste e cila ka nisur karrierën e saj në këtë fushë pikërisht me “Dolce & Gabbana” në vitin 2017. Ajo dhe Lewis e bënë publike fejesën në janar të vitit 2020. Ndërkohë, tani dy vite pasi nisën të dilnin, çifti kurorëzoi dashurinë e tyre.

Duket se dashuria nuk njeh moshë. Disa vite diferencë me të dhe pesë vitet diferencë mes babait të saj dhe Lewis, nuk e penguan Kitty Spencer të martohej. E vetmja gjë që na mbetet është t’i urojmë shumë lumturi kushërirës së Princ William dhe të Princ Harry!