Celebrities Design Showbiz

Del në ankand shtëpia e fëmijërisë së Elvis Presley-t!

Shtëpia e fëmijërisë së Elvis Presley-t në Tupelo, Mississippi e cila u la e braktisur dhe në një moment pritej të shkatërrohej do të dalë në ankand. Sipas ‘The Post”, kjo është shtëpia e vetme e fëmijërisë së Mbretit të Rock and Roll-it që ka dalë ndonjëherë në treg. Çmimi fillestar i ankandit do të vendoset nga 30,000 deri në 50,000 dollarë.

Shtëpia me tre dhoma gjumi, 1,260 metra katrorë, e cila dikur mbante adresën 605 Kelly Street në East Tupelo, doli për herë të parë në ankand në vitin 2020. Por pavarësisht se kishte palë të interesuara, për shkak të pandemisë së koronavirusit, ajo ishte në pamundësi për të shënuar ndonjë blerës. Pronari i Rockhurst Auctions, Jeff Marren tha për ‘The Post’ se:

Vetë shtëpia është çmontuar dhe shkëputur me përpikmëri, kështu që mund të bashkohet sërish. Është duke u ruajtur në një rimorkio.

Kompania është vendosur të mbajë ankandin më 14 gusht në Memphis gjatë festimit të Javës së Elvisit. Marren shtoi se:

Pra, kur dikush blen shtëpinë, do të marrë të gjithë rimorkion dhe dizajnet për t’i bashkuar. Kushdo që e blen mund të punësojë në fakt personin që e ka shkëputur për t’i bashkuar përsëri.

Ndërkohë, shtëpia e lindjes së Presley-t në Tupelo mbetet një vend muze historik i hapur për publikun, së bashku me Graceland, shtëpinë e tij prej kohësh në Memphis, Tenesi, ku ai jetoi me prindërit  gjatë gjithë jetës së tij. Ankandi vjen pas publikimit të filmit biografik të Baz Luhrman “Elvis”, i cili doli në kinema të premten, më 26 qershor.

Rikujtojmë, se së fundmi tre breza të familjes së Elvis Presley-t, shënjuan emrat dhe gjurmët e duarve në Hollywood në një ceremoni të veçantë në Teatrin Kinez TCL. Gruaja e Presley-t, Priscilla, vajza, Lisa Marie dhe mbesat Finley, Harper Lockwood dhe Riley Keough ishin të pranishme, si dhe regjisori i filmit të ardhshëm biografik Baz Luhrmann dhe ylli Austin Butler.