Aktualitet

Deri në 14:00 votuan 35.6% e zgjedhësve; hakerohet aplikacioni i KQZ-së

Hakerohet aplikacioni i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të dhënat e votimit. Pas dy orësh ndërprerjeje, faqja u rikthye në funksion për grumbullimin dhe përpunimit e të dhënave nga të gjitha qendrat e votimit në rang republike. Ndërkaq deri në orën 14:00 të dhënat janë për 35.6% nga raportimet e 2410 qendrave të Votimit nga 5 mijë e 199 që janë në total.

3 Qarqet ku numri i pjesëmarrësve është më i lartë janë Dibra, Tirana dhe Elbasani. Ndërkaq deri në këto momentë vërehet rritje e përqindjes së votimit në qarqet e Beratit, Kukësit, Durrësit e Lezhës. Vlora ka përqindjen më të ulët të votimit, me 26.39% të zgjedhësve që kanë ushtruar të drejtën e votës.

 

Kryetari i KQZ, Ilirjan Celibashi deklaroi më herët se është sulmuar aplikacioni i institucionit që drejton i cili përditëson të dhënat e shifrat e votuesve orë pas ore. Në lidhje me përqindjen e pjesëmarrjes, Celibashi sqaroi dy çështje.

E para është informacion, për pjesëmarrjen që KQZ deklaron është e sonduar mbi bazë të atyre qendrave të votimit që raporton informacionin, nuk ka mbledhje akumulative për të gjitha. Kemi një numër të vogël qendrash votimi që kanë raportuara, pasi aplikacioni i KQZ është sulmuar pak më parë. Po punojmë për ta zgjidhur, nëse nuk zgjidhet kemi një plan B dhe një plan C.

Celibashi saktëson se aplikacioni i KQZ-së, është i përdorshëm edhe nga operatorët duke skanuar një kod që pajisja e gjeneron cdo orë, por e bën edhe çdo anëtar i QV-së dhe automatikisht.

Kjo e thënë dërgohet në KQZ ku bëhet përpunimi i informacionit. Teorikisht, jo më pak se 2500 operatorë raportojnë për pjesëmarrjen, por prej një ore nuk mund ta marrim këtë info, pasi sistemi dhe aplikacioni është sulmuar.