Celebrities Gossip Love & Sex Showbiz

“Derisa vdekja të na ndajë”/ E sapomartuara Kourtney Kardashian na ‘qerasi’ me disa foto nga dasma!

Ylli televiziv Kourtney Kardashian dhe muzikanti i njohur Travis Barker janë martuar sërish, kësaj radhe me një ceremoni të vërtetë. Çifti e mbajtën dasmën në Santa Barbara, Kaliforni, të dielën. Dyshja u fotografua me veshje tradicionale si nuse e dhëndër në gjykatën në qendër të qytetit në Anacapa, ku gjyshja e Kardashian, MJ Campbell dhe babai i Barker, Randy, mund të shiheshin duke qëndruar pranë tyre.

Ndërkaq, së fundmi ka qenë vetë Kourtney Kardashian e cila ka konfirmuar martesën me disa foto nga dasma e saj me Travis. Ylli i “Kardashians”, përkrah fotove bardh e zi në Instagram ka shkruar se:

Derisa vdekja të na ndajë.

Të sapomartuarit qëndronin në një nga fotot përkrah gjyshes së Kardashian, Mary Jo Campbell dhe babait të Barker, Randy Barker, të cilët duket se kanë qenë dëshmitarët e vetëm në ceremoninë në Santa Barbara, Kaliforni. Megjithatë, sipas TMZ, çifti pritet të ketë një festë më të madhe dasme në Itali.

Ajo që ra në sy ishte se fëmijët që dyshja i ka me ish-partnerët e tyre nuk ishin të pranishëm në dasmë. Megjithatë, ata pritet të jenë në dasmën italiane. Kardashian dhe Barker gjithashtu patën një martesë në Las Vegas muajin e kaluar, por ceremonia nuk ishte zyrtare.

Ndërkaq, në episodin e ri të “The Kardashians” që transmetohet në “Hulu”, Kourtney ka zbuluar se ajo theu padashje unazën e saj të fejesës prej 1 milion dollarësh. Ishte mamaja e saj, Kris Jenner që vuri re se unaza mungonte në gishtin e saj, teksa e pyet se çfarë kishte ndodhur. “Në fakt, po rregullohet,”-u përgjigj 43-vjeçarja. Kourtney e përshkroi ngjarjen si një prej më të këqijave që i ka ndodhur ndonjëherë në jetë.