Lifestyle Love & Sex

Disa shenja që tregojnë se ndoshta mund të jeni të fiksuar pas seksit…

Është krejtësisht e shëndetshme dhe normale të duash seks shpesh. Trupi dhe truri  dëshiron kënaqësinë dhe fakti që ju jeni kaq në kontakt me atë që dëshironi është fantastike. Por të jesh i fiksuar pak seksit shpjegohet dhe në disa forma të ndryshme, bazuar në këto elemente…

Masturbimi

Nëse e ndjeni të nevojshëm masturbimin shumë më shpesh nga sa duhet, atëherë ju vuani nga një çrregullim psikologjik i cili jua shkakton këtë. Zakonisht individë me të tilla çrregullime kanë tendencën e masturbimit në vende dhe momente të papërshtatshme.

Pornografia

Jo të gjithë njerëzit që shohin porno kanë prirjen të jenë të fiksuar pas seksit. Ama nëse nevoja për të parë video apo foto me përmbajtje pornografike është e pashmangshme, e mira do të ishte të takonit një specialist.

Marrëdhënie të pakontrolluara

Nëse jeni gati të kryeni marrëdhënie të pakontrolluara vetëm e vetëm për të plotësuar nevojat tuaja seksuale, atëherë me shumë mundësi ju jeni të fiksuar keq pas këtyre marrëdhënieve.

Urgjenca seksuale

Nëse e gjeni veten duke kërkuar seks me urgjencë, atëherë me shumë mundësi ju jeni të fiksuar pas seksit.

Njerëzit shikojnë pornografi për një sërë arsyesh, reduktim të stresit, kuriozitet seksual, vetë-eksplorim, kënaqësi të fantazive seksuale, etj. Por një motiv i rëndësishëm për të shikuarit e pornografisë është ikja nga monotonia e përditshme dhe mërzia. Mërzia i referohet një përvoje të pakëndshme që ndodh kur ka një mospërputhje midis nevojës së dikujt për zgjim dhe stimulimit të disponueshëm. Mund ta përshkruajmë një person, film, lojë, leksion, festë, ditë apo edhe jetën e dikujt si të mërzitshme. Ajo shoqërohet me vështirësi përqendrimi dhe ndjenja shqetësimi.

Ndonjëherë, megjithatë, mërzia motivon arratisjen nga vetvetja, që do të thotë përfshirja në aktivitete të këndshme, por pa pasur mendjen. Disa shembuj janë të ushqyerit e pashëndetshëm, përdorimi i drogës, lojërat obsesive në internet dhe sigurisht, të shukuarit kompulsiv të pornografisë. Një studim i fundit mbi mërzinë dhe konsumin e pornografisë mbështeti teorinë e arratisjes nga vetvetja.