Music Showbiz

Do të na surprizojnë? Çfarë i bëri bashkë Dafinën me Kidën…

Dafina Zeqiri është një nga divat e muzikës shqiptare që padyshim sjell shumë hite e ndër vite nuk e ka humbur aspak unikalitetin e saj duke vazhduar të lançojë projekte shumë unike. Dafi gjithmonë përflitet për muzikën e mirë që na ka dhuruar ndër vite, megjithatë edhe për sa i përket marrëdhënieve me koleget nuk është diskutuar pak. Së fundmi me anë të një postimi në rrjete sociale, bukuroshja duket se ka hedhur një ‘thumb’, por kishte diçka konkrete për të kuptuar se kujt i drejtohej.

Nga disa Instastory të postuara nga Dafi, ajo është shfaqur bashkë me këngëtaren shumë të dashur për të gjithë, Kidën, ku na lënë vend për dyshime se mos ndoshta po lind një bashkëpunim mes tyre. Ende nuk dihet asgjë më shumë, por shpresojmë që të dyja artistet të sjellin një hit të ri veror.

Këngëtarja nuk ka pasur të ndalur edhe me shumë projekte të reja solo dhe bashkëpunime. Kujtojmë se para pak ditësh, Dafina ka publikuar këngën më të re, një bashkëpunim me reperin e njohur Elinel. Kënga e re e titulluar “Faj” është pëlqyer shumë nga ndjekësit dhe ka kaluar disa milionë klikime në YouTube.

Tanimë mbi jetën e saj private dihet se është në një lidhje me Dj Geek, me të cilin ka një marrëdhënie prej kohësh. Dyshja e ndërpreu lidhjen e tyre për një periudhë, por më pas duket se ‘dashuria triumfoi’ dhe tanimë janë bashkë më të lumtur se kurrë.