Celebrities Gossip Showbiz

‘Faj’ nga Dafina dhe reperi i njohur do të publikohet…

Dafina Zeqiri është një nga divat e muzikës shqiptare që padyshim sjell shumë hite e ndër vite nuk e ka humbur aspak unikalitetin e saj duke vazhduar të lançojë projekte shumë unike.

E teksa së fundmi ka lançuar albumin e saj ‘Dafinë Moj’, këngëtarja nuk ka pasur të ndalur edhe me shumë projekte solo dhe bashkëpunime. E nëse pas bashkëpunimit me Muma-n ‘Dashni’ mendonit se bukuroshja do të pauzonte pak e keni gabim. Jo më larg se nesër, Dafi do të publikojë videoklipin e ‘Faj’ që e ka paralajmëruar prej kohësh në bashkëpunim sërish me reperin e njohur Elinel.

Këtë e ka bërë me dije me anë të një Instastory, ku nuk do të na duhet të presim më gjatë se ditën e nesërme në orën 17:00.

Tanimë mbi jetën e saj private dihet se është në një lidhje me Dj Geek, me të cilin ka një marrëdhënie prej kohësh. Dyshja e ndërpreu lidhjen e tyre për një periudhë, por më pas duket se ‘dashuria triumfoi’ dhe tanimë janë bashkë më të lumtur se kurrë.

Së fundmi, bukuroshja ka ndarë me ndjekësit e saj një foto para pasqyres me të dashurin e saj të zemrës, por ajo çfarë na bëri përshtypje ishte mbishkrimi që mendohet se mund të na tregojë diçka në mënyrë të tërthortë.

Dafi sapo ka lançuar bashkëpunimin me Muma-n, që padyshim po dëgjohet ngado dhe ka kaluar disa milionë klikime në YouTube.