Health & Beauty

Dridhja që ndodh pak para se të flini gjumë, çfarë duhet të dini për këtë fenomen të çuditshëm!

Dridhja që ndodh pak para se të flini gjumë quhet tronditje hipnotike në literaturën profesionale dhe është reagimi i trupit ndaj hyrjes në gjumë. E keni pyetur shpesh veten se pse ndodh ky fenomen? Kjo lloj dridhjeje është një përvojë çuditërisht e zakonshme që 70% e njerëzve e përjetojnë. Ellen Wermter, një infermiere dhe zëdhënëse e ‘Better Sleep Council’, ka thënë për HuffPost se është versioni njerëzor i “përgatitjes automatike”.

Gjatë rënies në gjumë, muskujt në trup relaksohen dhe truri ndonjëherë e interpreton këtë relaksim si rënie, kështu që shkakton tkurrjen e muskujve. Mund të jetë e rastësishme, ndodh pa arsye dhe ndonjëherë bëhet fjalë për disa faktorë që rrisin mundësinë e shfaqjes së një dridhjeje të tillë, si stresi, ushtrimet e sforcuara dhe kur merren medikamente të caktuara. Këto dridhje janë të zakonshme te njerëzit e shëndetshëm, por mund të përkeqësohen nga lodhja, mungesa e gjumit ose përdorimi i stimuluesve, si kafeina.

Këto dridhje me siguri ndodhin në gjendjen hipnogagjike, ashtu siç po kaloni nga zgjimi në gjumë. Edhe pse nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, dridhjet hipnike ndodhin te njerëzit krejtësisht të shëndetshëm dhe ka disa arsye që mund të merren parasysh. Shprehitë e natës të paraardhësve tanë mund të kenë pasur efekte afatgjata në zakonet tona aktuale të gjumit. Gjithashtu, është e mundur që të jetë një shenjë evolucionare që ne e bartim nga e kaluara e largët kur njerëzit flinin në pemë dhe dridhja hipnike t’i pengonte ata të rrëzoheshin.

Disa besojnë se është një nënprodukt i evolucionit dhe ka prova që stresi, ankthi, kafeina dhe stërvitja mund t’i shkaktojnë ose përkeqësojnë këto dridhje.  Rikujojmë, se një studim i fundit ka dalë në përfundimin se gratë që flenë më pak se shtatë orë natën rrezikojnë një diagnozë të diabetit të tipit 2. Efektet ishin më të forta te gratë që kishin kaluar në menopauzë. Shkencëtarët amerikanë zbuluan se humbja e vetëm 90 minutave gjumë çdo natë dhe për rrjedhojë mosmbyllja e mjaftueshme e syve, te gratë rrit rezistencën ndaj insulinës.