Celebrities Gossip Music Showbiz

Dyshja e fuqishme e hip hop-it, Jay-Z dhe Kanye West, më të paguarit e vitit 2021!

Sipas një liste nga ish-redaktori i ‘Forbes’, Zack O’Malley Greenberg, Jay-Z dhe Kanye West ishin muzikantët më të paguar të hip-hop-it të vitit 2021. Jay-Z kryesoi listën me 470 milionë dollarë pasi shiti pjesë të shërbimit të tij të transmetimit muzikor Tidal dhe shampanjës Armand de Brignac vitin e kaluar, duke e çuar pasurinë e tij neto në 1.5 miliardë dollarë.

Këngëtari shiti 80% të Tidal te Jack Dorsey’s Square për 350 milionë dollarë të raportuara majin e kaluar. Përpjekjet e biznesit jashtë muzikës u shpaguan për miliarderin tjetër Ye, i njohur më parë si Kanye West, i cili doli i dyti me 250 milionë dollarë për vitin. Pasuria e Ye erdhi pothuajse tërësisht nga perandoria e tij e atleteve Yeezy.

Vitin e kaluar, kompania e tij e këpucëve dhe veshjeve Yeezy bëri që reperi të bëhej një multimiliarder, me një vlerë neto prej 3.7 miliardë dollarësh. Sean Combs doli i treti në listë, ndërsa në vendin e katërt dhe pesë, Diddy dhe Drake me 75 milionë dollarë dhe 50 milionë dollarë, të ndjekur nga Wiz Khalifa, me 45 milionë dollarë. Doja Cat, e vetmja grua e paraqitur në listë, u rendit në vendin e dhjetë me Tech dhe Birdman, falë partneriteteve me Pepsi dhe CandyCrush.

Rikujtojmë se Jay-Z ka arritur një rekord të ri për numrin e nominimeve Grammy të marra ndonjëherë, me 83 gjithsej. Reperi ka tejkaluar Quincy Jones me të cilin më parë ishte barazim me 80 nominime. Jay-Z mori një për “Albumin e Vitit” për “Donda” të Kanye West dhe dy në kategorinë e “Këngës më të mirë Rap”, për “Bath Salts” të DMX dhe “Jail” të West. Bashkëshortja e tij, diva e muzikës pop Beyoncé, gjithashtu bëri histori me ‘Grammy 2021’, duke u bërë gruaja më e nominuar dhe këngëtarja më e vlerësuar në historinë e shfaqjes së çmimeve.