Celebrities Gossip Showbiz

E akuzuar se bën fëmijë për vëmendje, reagon modelja e njohur Chrissy Teigen!

Chrissy Teigen ka reaguar ndaj komenteve tënjerëzve që pretendojnë se ajo po mundohet të jetë në qendër të vëmendjes, dukesjellë në jetë fëmijë. Ndërsa publikoi një foto me familjen e saj në Instagram, duke festuar ditëlindjen e tetë të vajzës së saj, Luna, Chrissy u has me një koment, i cili shprehej: “John Legend dhe Chrissy Teigen mundohen të kenë vëmendje duke folur për fëmijët dhe duke bërë fëmijë. Askujt nuk i intereson”.

Modelja, ia ktheu me ironi: “Po, po, shumë të mërzitshëm dhe duam vëmendje. Nuk ka ndonjë mënyrë tjetër në këtë botë për ta marrë, përveçse duke pasur fëmijë”. Përmes këtij komenti, modelja ka reaguar edhe ndaj fansave që e teprojnë në X, duke thënë se ajo thjesht po bën sa më shumë fëmijë që mediat të shkruajnë për të. Teigen dhe Legend janë prindër të katër fëmijëve, Luna, 8 vjeç, Miles, 5 vjeç, Esti, 1 vjeç dhe Wren, 10-muajsh.

Chrissy Teigen dhe John Legend mirëpritën në qershor një djalë nëpërmjet një gruaje surrogate, vetëm pesë muaj pasi Teigen solli në jetë vajzën e tyre Esti. Teigen publikoi fotot e djalit të tyre të porsalindur në postimin e saj dhe tregoi historinë e lindjes së tij, duke iu referuar gjithashtu gëzimit të familjes së saj për lindjen e Esti-t, ndërsa vazhdonte të shërohej nga përjetimi i humbjes së shtatzënisë në 2020.

John Legend zbuloi se si ai dhe bashkëshortja e tij Chrissy Teigen e mbajnë “jetën e tyre seksuale të gjallë” me tre fëmijë ‘nëpër këmbë’. I ftuar në podcast-in “Call Her Daddy” të mërkurën kur u pyet për sekretin e tij për seksin “e zjarrtë”, ai u shpreh:

Mbyllni derën nëse keni fëmijë. Fëmijët tanë kanë një mënyrë për të gjetur rrugën e tyre në dhomën tonë, kështu që nëse duam ndonjëherë të kalojmë mirë, duhet të mbyllim derën.

Diku tjetër në intervistë, ylli i “La La Land” i tha prezantuesit Alex Cooper se sensi i humorit të Teigen ishte cilësia e saj “më e nxehtë”:

Ndoshta është e qartë, por ajo më bën të qesh gjatë gjithë kohës dhe mendoj se kjo thjesht ndryshon gjithë botën tënde kur ke dikë rreth teje që të bën të qeshësh. Edhe kur kaloni nëpër gjërat më të këqija… kur [partneri juaj] ka një sens humori, thjesht e bën jetën më të mirë, me të vërtetë po.