Chrissy Teigen ka folur hapur për miqësinë e saj me Meghan Markle dhe ka shprehur habinë e saj për mënyrën se si Dukesha e Sussex është shpesh në qendër të kritikave publike.
Në një intervistë për revistën “People”, modelja dhe autorja 39-vjeçare vlerësoi forcën, mirësinë dhe qëndrueshmërinë e Meghan-it përballë vëmendjes mediatike dhe paragjykimeve të shumta.
E adhuroj. E adhuroj vërtet. Mendoj se është jashtëzakonisht e fortë
-u shpreh Teigen, duke shtuar se i duket “absurde” sa shumë njerëz e shohin Meghan-in në mënyrë kaq polarizuese.
Chrissy, e cila vetë ka përjetuar komente negative dhe presion publik, theksoi se Dukesha e Sussex është një person “zemërmirë dhe i thjeshtë”, larg imazhit që shpesh i jepet në media.
Ajo është një njeri i mirë, që dëshiron më të mirën për miqtë, njerëzit përreth saj, për marrëdhënien dhe fëmijët e saj. Njerëzit shpikin histori të panumërta për të, por ajo nuk është aspak kaq e komplikuar
-shtoi Teigen.
Modelja gjithashtu vuri në dukje mënyrën se si Meghan Markle zgjedh të mos i japë rëndësi thashethemeve dhe kritikave.
Mendoj se është e pabesueshme që ajo thotë: ‘Thuaj çfarë të duash. Unë jam e lumtur, e shëndetshme dhe ndihem mirë’. Kjo është mënyra më e fuqishme për të jetuar
Chrissy Teigen dhe Meghan Markle janë afruar gjatë viteve të fundit, duke ndarë përvoja të ngjashme përballë kritikave publike.
Komentet e Teigen janë parë si një mbrojtje e sinqertë ndaj mikeshës së saj, e cila shpesh është përballur me vëmendje të tepruar dhe shpesh të padrejtë nga media dhe publiku.