Oliver Glasner është një nga trajnerët që po merr më shumë lëvdata në Premier League. Gjerman ka ndryshuar fytyrën e Crystal Palace që në momentin kur mori drejtimin e kësaj skuadre, duke çuar lojtarë si Michael Olise, Eberechi Eze dhe Jean-Philippe Mateta në një nivel tjetër.
Në 12 ndeshje në total në Premier League nën drejtimin e Glasner “shqiponjat” kanë marre 6 fitore, 3 barazime dhe 3 humbje. Spikatin sukseset me Liverpool-in (0-1), West Hamin (5-2) dhe më e fundit kundër Manchester United (4-0). Kjo është arsyeja pse puna e tij e mirë në “Selhurst Park” ka zgjuar interesin e klubeve përtej Ishujve Britanikë.

Gazeta gjermane “Bild” raporton se Bayern-i, tashmë në kërkim të një zëvendësuesi për Thomas Tuchel, i cili do të largohet nga “Allianz Arena” në fund të sezonit, ka pyetur Crystal Palace për situatën e trajnerit të saj të ri. Skuadra e Mynihut, sipas medias në fjalë:
Ka ofruar rreth 18 milionë euro për Oliver Glasner, por kanë hasur në rezistencën e fortë të bashkëpronarit Steve Parish, i cili ka kërkuar 86 milionë paundë, pra rreth 100 milionë euro, për ish-trajnerin e Eintrachtit të Frankfurtit.
Glasner nënshkroi me Palace deri në vitin 2026. Siç theksojnë nga jugu i Anglisë, nuk kanë asnjë interes që të lënë Oliver Glasner të largohet në mes të rindërtimit të projektit, edhe pse ai vetën nuk do ta refuzonte detyrën e trajnerit të Bayernit.
Pas “jo”-së së emrave të tillë si Xabi Alonso, Julian Nagelsmann dhe Ralf Rangnick për të marrë stolin në “Allianz Arena”, Bayern ndeshet edhe me këtë rast: me klauzolën e shtrenjtë të vendosur nga bordi i “shqiponjave”.