Botë e Çuditshme Tech

E programuar të mos flas për seks dhe politikë, ju njohim me robotin Sara!

Pas prezantimit të robotit “mashkull”, Arabia Saudite ka prezantuar së fundmi edhe robotin humanoid “femër”, inteligjenca artificiale e të cilës është e koduar që të përputhet kulturalisht me vlera e këtij kombi. Vetëm disa javë pas prezantimit të robotit “mashkull” i cili i preku të pasmet gazetares në eventin debutues, krijuesi i tij ka zbuluar versionin “femëror”, Sara e cila është programuar për të refuzuar bisedat rreth seksit apo politikës.

Diskutimi i hapur i secilës temë është i kundërligjshëm për gratë e vërteta saudite sipas ligjit të Sheriatit. Drejtori ekzekutiv i kompanisë QSSS AI & Robots me seli në Riad, Eli Metri, ka bërë të ditur se Sara flet dy gjuhë, arabe dhe angleze. Madje sipas prodhuesit, Sara mund të detektoj dhjetëra dialekte të ndryshme saudite, kurse inteligjenca artificiale e këtij roboti është e koduar.

Rikujtojmë se sipas mediave të huaja, roboti më i shpejtë në botë vjen nga Unitree Robotics. Roboti H1 V3.0 Evolution nuk lodhet kurrë duke vrapuar. Madje, startup-i kinez, i cili është i vendosur jashtë Shangait në Hangzhou, tani ka thyer Rekordin Botëror Guinness për robotin humanoid më të shpejtë me madhësi të plotë.

Firma thuhet se dëshiron t’i bëjë ata aq të zakonshëm dhe të përballueshëm sa pajisjet moderne si dronët dhe telefonat inteligjentë. Kështu, Unitree që atëherë ka publikuar një video të krijesës së tyre robotike e cila supozohet se ka arritur shpejtësinë e saj lineare të ecjes prej rreth 11,9 km/h. Aty zbulohet gjithashtu roboti duke kërcyer në ajër, duke arritur lartësinë ekuivalente që do të arrinte një njeri. Për më tepër, roboti theksohet se është gjithashtu i aftë të ecë lart e poshtë shkallëve.