Showbiz

Edhe Bleona Qereti pjesë e Billboard

Bleona Qereti po përjeton disa nga momentet më të bukura të karrierës së saj. Tashmë jo vetëm këngëtare por edhe aktore.

Ajo është bërë pjesë e filmit më të ri “211” së bashku me Nicolas Cage e lançuar në të gjitha platformat dixhitale. Krahas kësaj risie, projekti i saj më i ri muzikor “Wicked Love” tashmë është pjesë e klasifikimit të Billboard ashtu si Era Istrefi.

Prej disa javësh mbante vendin e 19 në kategorinë “Dance Club Songs”, këtë javë prurja e këngëtares shqiptare ngjitet edhe me 7 pozicione duke u renditur mjaft mirë në vendin e 12-të.

Bleona Qereti është shprehur shumë e emocionuar për këto arritje dhe rrëfen se ka punuar fort për këtë ditë edhe pse shumë njerëz nuk besuan në të.