Celebrities Gossip Showbiz

“Edhe djemtë e mi e urrejnë…”/Shakira kundër filmit “Barbie”!

“Barbie”, i nominuar për çmimet ‘Oscar’ tërhoqi vëmendjen e fansave dhe kritikëve, që nga debutimi në vitin 2023. Por, këngëtarja kolumbiane Shakira është ndër ata persona që nuk preferon këtë film. Ylli kolumbian tha në një intervistë për Allure se:

Djemtë e mi e urrenin absolutisht. Ata e ndjenin se ishte turpëruese.

Artistja e famshme iu referua djemve të saj, Milan, 11-vjeç dhe Sasha, 9-vjeç, që i ndan me ish-partnerin Gerard Pique.

Dhe unë jam dakord, në një masë të caktuar.

Këngëtarja e “Punteria” shpjegoi se dëshiron që djemtë e saj të ndihen gjithashtu të fuqishëm duke respektuar gratë:

Më pëlqen kultura kur përpiqet t’i fuqizojë gratë pa i grabitur burrave mundësinë e tyre për të qenë burra, për t’u mbrojtur dhe siguruar. Unë besoj se ne mund t’i bëjmë të gjitha pa humbur thelbin tonë, pa humbur feminilitetin tonë. Unë mendoj se burrat kanë një qëllim në shoqëri dhe gratë gjithashtu kanë një qëllim tjetër. Ne plotësojmë njëri-tjetrin dhe kjo nuk duhet të humbasë.

Ndërsa Shakira është për fuqizimin e grave, ylli theksoi se nuk mendon se kjo do të thotë se ato duhet të përballojnë gjithçka vetëm. “Barbie” i Greta Gerwig që shfaq Margot Robbie si personazhin kryesor dhe Ryan Gosling si Ken mori kritika shumë të forta pas publikimit të tij si nga njerëzit që nuk e panë kurrë filmin, ashtu edhe nga ata që e panë.

Rikujtojmë, se ylli i muzikës pop ishte e ftuar së fundmi në emisionin e Jimmy Fallon dhe hodhi kunja ndaj ish-partnerit të saj, Gerard Pique. Kur prezantuesja e pyeti se pse u deshën më shumë se 7 vjet për të nxjerrë një album të ri, ajo u përgjigj se përgjegjës ishte “burri”.

Po nxirrja këngë aty-këtu, por ishte shumë e vështirë për mua të ndërtoja një pjesë të punës. Ishte për shkak të burrit. Tani nuk kam burrë. Po, burri po më zhyste poshtë. Tani jam e lirë. Tani mund të punoj vërtet.