Showbiz

Edhe Drake thyen rekordin e “The Beatles”

Reperi i famshëm Drake është parë duke festuar mbrëmjen e kaluar me miqtë e tij në një klub nate pak ditë pasi ka thyer rekordin e grupit legjendar “The Beatles”.

Ylli i hitit “In My Feelngs” është shndërruar në artistin e parë që është shfaqur mbi 200 herë në klasifikimet e “Billboard”.

Vitin e kaluar ai theu edhe një tjetër rekord të “The Beatles” si artisti me më shumë këngë në top 10 të “Billboard Hot 100”.

Këto arritje artisti i ka festuar edhe nëpërmjet bërjes së një tatuazhi të ri në trupin e tij.