Celebrities Music Showbiz

Edhe pak ditë na ndajnë nga koncerti i Elvanës, ja një detaj që zbulohet…

Elvana Gjata, e cilësuar si diva e muzikës bashkëkohore shqiptare, ka lajmëruar koncertin e saj madhështor më 22 qershor në stadiumin Air Albania. Artistja e ka përcaktuar koncertin si një lajm me rëndësi të veçantë, dhe këtë event ndër më të rëndësishmit të karrierës së saj.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i fansave, të cilët shprehën shumë entuziast për këtë koncert. Ndërkohë shumë kuriozitet ka edhe për detajet e peformancës në stadiumin Air Albania, si një ndër ambientet me hapësirën më të madhe në Tiranë.

E nga ajo që parashikojmë, kuptohet që do jetë ’flakë’ fare. Megjithatë, një detaj e kuptuam…

Elvana ka bërë repost në InstaStory-n e saj një video të postuar nga koreografi i trupës së baletit të Top Channel, Esdalin Gorani. Në të shihet një grup i madh balerinësh profesionistë duke bërë prova për koncertin e Elvanës. Mezi po presim të zbulojmë edhe më shumë detaje…

Megjithatë, përveç këtij lajmi kaq të madh të koncertit të saj, duam të ndalemi pak tek një tjetër arritje e Elvanës. “Rrotullo” është bërë tashmë virale dhe në platformën TikTok, ku shumë prej përdoruesve, si personazhe të njohur, ashtu dhe jo të njohur, po e preferojnë këtë këngë për videot e tyre. Zbuloni më shumë në këtë link.