Bota

Edhe Zvicra ngren flamurin ylber! I thotë “Po” familjeve LGBTI me më shumë të drejta!

Prej kohësh tashmë është duke u diskutuar rreth aprovimit të martesave brenda të të njëjtës gjini dhe rreth të drejtave të tyre, por ditën e sotme kjo gjë nuk do të diskutohet më në shtetin zvicerian pasi në një referendum të mbajtur në Zvicër për të mbështetur martesat e komunitetit LGBTI, më shumë se 60% e votuesve kanë qenë pro. Procesi i numërimit ende vazhdon, por probabiliteti është shumë i vogël që rezultati të përmbyset.

Zvicra tashmë është bërë pjesë e vendeve Perëndimore që kanë rënë dakord me martesat të të njëjtit seks. Duhet përmendur se ka patur shumë kundërshtime nga grupe kishtare dhe parti politike konservatore. E gjithë kjo me argumentin se ishte një mungesë respekti dhe mund të ‘shkatërronte’ familjet tradicionale.

Shteti zvicerian i ka lejuar martesat të të njëjtës gjini që prej vitit 2007, ku ata mund të regjistronin partneritetin e tyre, por shumë të drejta nuk mund t’i gëzonin.

Ky vendim i ri i lejon çiftet që të adoptojnë ligjërisht fëmijë, ndërsa çiftet lezbike që janë të martuara mund të bëjnë fëmijë me anë të dhurimit të spermës.

Shumë nga shtetet e Evropës Perëndimore kanë njohur martesën të të njëjtin seks këto 20 vitet e fundit, por ndryshe nga ata, në Zvicër vendimet e mëdha të këtij lloji shkojnë në referendume, si ky i sotmi.