Bota Botë e Çuditshme

Efektet shkatërruese mbi koralet në fundin e oqeanit!

Koralet në mbarë botën po zbardhen dhe madje po vdesin pasi nxehtësia rekord në fundin e oqeanit ka shkaktuar efekte shkatërruese. Rasti i fundit regjistron ngjarjen e katërt globale të zbardhjes masive të koraleve, sipas Administratës Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike të SHBA (NOAA).

Zbardhja e tyre ndodh kur koralet stresohen dhe zbardhen sepse uji në të cilin jetojnë është shumë i nxehtë. Korali mbështet jetën në oqean, peshkimin dhe krijon triliona dollarë të ardhura çdo vit. Të dhënat e nxehtësisë së oqeanit kanë rënë për muaj të tërë, por kjo është prova e parë globale se si ky episod po ndikon në jetën detare.

Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike e SHBA (NOAA) konfirmoi stresin masiv në të gjithë oqeanet (Atlantik, Paqësor dhe Oqeanin Indian) pas javësh të marrjes së raporteve nga shkencëtarët në mbarë botën. Korali i zbardhur mund të duket bukur në foto, por shkencëtarët që zhyten për të ekzaminuar shkëmbinjtë nënujorë thonë se nga afër korali është dukshëm i sëmurë dhe në kalbje.

Shenjat e para paralajmëruese ishin në Karaibe vitin e kaluar kur studiuesit zbuluan se uji në brigjet e Floridës ishte po aq i ngrohtë sa një vaskë e nxehtë. Ajo nxehtësi u zhvendos në hemisferën jugore.  Tani ajo ka prekur më shumë se gjysmën e koraleve të botës, duke përfshirë atë më të madhin në Australi dhe në vijat bregdetare në Tanzani, Mauritius, Brazil, ishujt e Paqësorit, si dhe në Detin e Kuq dhe Gjirin Persik. Hong-Kongu është një nga qytetet me biodiversitetin më të pasur në Azi dhe dallon për shumësinë e specieve korale në thellësitë e ujërave. Mirëpo, këto korale janë në kërcënim nga ndotja dhe zhvillimi i shpejtë urban.