Celebrities Gossip Showbiz

Einxhel Shkira dhe Dj DAGZ më të lumtur se kurrë dhe hedhin një ‘thumb’ për të gjithë ata që nuk besuan te dashuria e tyre!

“Big Brother Vip Albania” na ka dhuruar shumë emocione të forta. Lotët, të qeshurat, përqafimet dhe lidhjet e dashurisë nuk munguan gjatë këtij edicioni të parë të “BBV”.

Edhe pse nuk pritej, ky edicion na ‘dhuroi’ plot 3 çifte. Mes Trixa-s dhe Donaldit gjërat duket të jenë mbyllur, por kemi ende dy çifte të tjera që deri më tani na kanë treguar se po shkojnë më së miri. Sarah-PM dhe Einxhel- DAGZ janë dy dyshe shumë të pëlqyera nga publiku, teksa për këta të fundit fillimisht nuk kishte shumë besim.

Mirëpo, me kalimin e ditëve ata jo vetëm na kanë treguar se janë gjatë gjithë kohës bashkë, siç kanë bërë dhe së fundmi teksa bukuroshja ka shpërndarë disa video me DAGZ ku duken më të afërt dhe të lumtur se kurrë me njëri- tjetrin. Krahas, Einxhel nuk e ka kursyer një ‘thumb’ për të gjithë ata që dyshuan te dashuria e tyre.

Sikur e kishim lënë që do ndaheshim për një muaj

E ftuar para disa ditësh në Pardon My French, Einxhel dha  një intervistë shumë speciale. Ndër të tjera, prezantuesja padiskutim që u shpreh edhe për DAGZ, dashuria e të cilëve lindi në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Kujtojmë, se lidhja e dyshes nuk nisi menjëherë, teksa dukej se ishte Einxhel ajo që në fillim nuk dëshironte të krijonte lidhje brenda shtëpisë së “BBV”.