Celebrities Music

Ekskluzivisht për TAR, Tan Brama na zbulon pak më shumë nga kënga e tij e radhës!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte i ftuar në studio koreografi i njohur dhe njëkohësisht ish-banori i edicionit të parë të “Big Brother Vip”, Tan Brama. Brama na foli pak më shumë për projektin e tij të fundit, një këngë të titulluar “Tomahawk”. Si ka lindur e gjithë gjëja dhe kur pritet të dalë kënga?

Mendoj ta publikoj që nesër. Nuk kam kërcyer në këtë klip, thash më mirë do rri për qejf dhe do e shijoj. Kam kërcyer 25 vjet, tani do rri.(qesh) Pasi doli “Like Jackson” i cili u pëlqye shumë, ke frikë kur bën një gjë të lezetshme se mendon çfarë do të bësh te tjetra. Ke përgjegjësi për të bërë diçka akoma më të bukur. Fola me producentin, më tha do të rrim te stili “Funky” sepse tregu është mbushur me projekte komerciale. Këtë kam zgjedhur si rrymën time.

Cilat janë disa nga prapaskenat e videoklipit?

Gjeta makinën, një makinë e viteve ’77, një shoku im e kishte dhe ja mora. U nisa për xhirime dhe rridhte vaj makina poshtë dhe nuk xhironim dot.(qesh) Klipi ishte ‘vintage’ dhe nuk mund ta bënim me një makinë të vitit 2022. Por më pas makina u rregullua dhe nisëm xhirimet, ishte syri i keq.(qesh) Më thanë që klipin do e bësh në autostradë, do të isha gjithë kohës aty, pa lëvizur në vende të ndryshme, kisha thjesht një vajzë në makinë dhe e gjithë videoja është kaq thjeshtë. Është shumë i bukur dhe uroj t’i pëlqejë edhe publikut. Unë jo vetëm në jetën reale por edhe në klipe vishem si dua, kombinohem për 5 minuta.