Celebrities Live From Tirana

Ekskluzivisht për TAR/Tan Brama zbulon kë nga ish-banorët ka takuar pas daljes nga “BBV”, bisedën që ka bërë me të dhe jo vetëm!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte i ftuar në studio i eliminuari më i fundit nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, Tan Brama. Fillimisht si ndihet Tani pas daljes nga “Big Brother Vip”?

Shumë mirë, u çmalla me familjen, takova 2-3 njerëz që dua të nis punën dhe ndjehem shumë mirë. Mora telefonin në dorë që kisha gati 1 muaj pa e prekur. U ambientova direkt më pas.

Cili person brenda shtëpisë së “BBV” i mungon më shumë Bramës tani që ka dalë jashtë?

Jam ndjerë mirë me të gjashtë që kam lënë brenda dhe me të gjithë kam kaluar shumë mirë. Unë zgjohesha me Ilirin, me shakatë e Donaldit, me ngrohtësinë e Arjolës, sinqeriteti i Beniadës apo i Monikës. Më mungojnë shumë dhe po të hyja përsëri do të kënaqesha edhe më shumë.

Sa i përket shakasë pa kripë mes Tanit dhe Ilirit në lidhje me dhinë, a iu referua me të vërtetë Iliri Monikës?

Ashtu i bie por unë në mendjen e Ilirit nuk jam.(qesh) Janë shakatë që Iliri i përdorte me Monikën për diçka që ishin zënë. Po rrija në siklet gjatë Prime-t sepse një natë përpara po qeshja pafund. Kam ndërhyr kur po debatonin dhe thash e bëra unë Ilirin për të qeshur. Ndodhi pastaj që plasi, shpërtheu dhe Monika.

A ka takuar Tani ndonjë nga ish-banorët kur ka dalë jashtë?

Me Token pimë kafe mbrëmë, kemi qeshur, kemi folur si dukeshim dhe më tha: “Duro se do takohemi pas 1 jave se ke shumë intervista”.(qesh) Token e penalizoi historia me Ilirin, nuk duhet ta kishte hapur aty. Ja thashë që në hyrje që bëri gabim. Tokja tha i kam dy fjalë për Ilirin, nuk është se u fut për ta goditur, donte thjesht të shfryhej. U zgjat shumë më pas, në 2-3 Prime kjo gjë është diskutuar. Tokja nuk e nominoi Ilirin sepse tha nuk kam pse e bëj, atë që doja t’ja thoja që kisha 11 vite që e mbaja ia thashë.