Celebrities Gossip Live From Tirana Showbiz

Ekskluzivisht për TAR/Xheisara Frisku tregon se si ka ndryshuar jeta e saj pas daljes nga “BBV” si dhe kë sheh si lojtarin më të fortë aty brenda!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar në studio ish-konkurrentja e “Big Brother Vip”, Xheisara Frisku. Xheisara nuk pati mundësinë të qëndronte shumë gjatë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, por pjesëmarrja e saj në këtë edicion ka shkaktuar jo pak bujë në mediat sociale, duke nisur që nga historia e dhimbshme e jetës së saj që ajo vendosi ta ndajë me publikun si dhe fakti që po përfiltet kudo një martesë e mundshme e këngëtares.

Për të gjitha këto Xheisara na sqaron, duke e pyetur fillimisht se si ka qenë eksperienca e saj në momentin që ka dalë jashtë nga “BBV”?

E kam marrë veten, me kalimin e kohës mësohesh me jetën jashtë. Njerëzit më kanë dhuruar energji pozitive edhe për aq pak sa ndejta. Unë mendoj se e fitova “Big Brother”-in tim. Unë nuk e prisja që do të dilja por Tani doli më i forti, na tha do ju përcjell të gjithëve, do shkojë në finale.(qesh) Ditën që kam dalë nuk i kisha bërë gati rrobat. Një javë pushova dhe pas një jave u ktheva në punë. Unë kam 7 vjet që këndoj live, 5 vjet që punoj me bandën dhe mu desh të isha pjesë e “Big Brother” që duartrokitjet të mos pushonin për 5 minuta.

Cilat janë disa nga gjërat që ne si publik nuk i shohim nga ekrani? A janë vërtet banorët ashtu siç ne kemi krijuar përshtypjen se janë?

Lojtare aty është Beniada, ka zgjedhur mënyrën më të bukur për të luajtur. Nëse të gjithë ulërasin ajo me shumë dashuri, edhe kur i thua sot je veshur si katunare del para kameras dhe përshëndet të gjithë katunarët. Është goca më e sinqertë por është më e zgjuara aty. E vetmja gjë që i kam komentuar kur ka dalë nga vetja i kam thënë: “Ah çfarë je një ti”. Loja e saj ia vlen, është e bukur.