Tech

Elon Musk, personi më i pasur në botë!

Elon Musk, pronari i kompanisë prodhuese të automjeteve elektrike të nivelit të lartë, “Tesla”, u shpall personi më i pasur në botë, falë rritjes së aksioneve të Tesla-s në Bursë. Kjo sipas agjencisë “Bloomberg”.

Falë rritjes së aksioneve të Tesla-s, nga të cilat ai zotëron 18%, në Wall Street, sipërmarrësi 49-vjeçar, i cili gjithashtu drejton “SpaceX”, kaloi edhe Jeff Bezos, kreun e “Amazon”, sipas llogaritjeve të “Bloomberg”, që mban të përditësuar renditjen e miliarderëve.

Jeff Bezos mbante titullin e njeriut më të pasur në planet që nga viti 2017. Ndërsa aksionet e Tesla-s u shumëfishuan në vitin 2020 dhe po përparojnë ende në Wall Street, pasuria e inxhinierit me origjinë nga Afrika e Jugut, arriti në 188,5 miliardë dollarë, duke tejkaluar atë të Jeff Bezos me 1,5 miliardë.