Java nis sportive me “Pasó – Euro 2020” dhe i ftuar për të diskutuar mbi dinamikën e këtij Kampionati Euriopian, ishte futbollisti Elvi Sharra. Elvi u shpreh mbi ndeshjet që do të zhvillohen ditët në vazhdim, si dhe tregoi për skuadrën e tij të zemrës.
Lidhur me ndeshjet që pritet të luhen, Elvi shfaqi dukshëm pakënaqësinë e tij me shortin. Kjo pasi sipas futbollistit, disa skuadra të mira rrezikojnë më shumë, e disave më pak të mira, fati i buzëqeshi.
Finale të parakohshme kemi shumë fatkeqësisht. Tani ia vlen realisht të shikohet. Por nga krahu tjetër kemi një Çeki-Danimarkë që mund të ishin eliminuar më herët.
Gjithashtu, futbollisti tregon dhe një ndeshje që do të donte të shihte.
Do të doja shumë të shikoja një përballje Francë-Spanjë, sepse janë dy ekipe me tipologji të ndryshme.
Ndër të tjera, Sharra zbulon rreth skuadrës së tij të preferuar. Duket se asnjë skuadër nuk e ka bindur futbollistin të jetë vetëm me të, ndaj duhet ta pranojmë se ai ishte paksa i dyjëzuar.
Brazili qëndron gjithmonë. Por nga skuadrat e Europës, pak nga të gjitha. Pak me Portugalinë, pak me Gjermaninë…
Në mbyllje, Elvi u shpreh dhe lidhur me këtë Kampionat në tërësi. A pret futbollisti të surprizohet nga fituesi i Europianit apo mendon se e ka parashikuar atë tashmë?! Këtë e zbulon vetë ai në TAR.
Në Europian nuk do të ketë surpriza, do fitojë më i miri!