Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Celebrities Gossip Showbiz

Emina Çunmulaj rrëfen problemet me shëndetin pas lindjes së djalit!

Supermodelja shqiptare Emina Çunmulaj më datë 11 prill dha lajmin e bukur se ishte në pritje të ëmbël, kësaj here të një djali. Dhe më 15 shtator, vetëm dy ditë më parë, Emina u bë nënë për herë të tretë. Lajmin e bukur ajo e postoi vetë në rrjetin e saj social Instagram ku ndau edhe një imazh me të birin.

Teksa mbante djalin në krahë, modelja i bëri edhe një dedikim emocional duke zbuluar gjithashtu edhe emrin e tij, Sha Yosef Nazarian.

E vetëm dy ditë pas lindjes së djalit me anë të një postimi në Instastory Emina ka ndarë me ndjekësit një shqetësim të sajin. Modelja ka treguar se po vuan nga disa kriza dhe dhimbje të tmerrshme të barkut pas lindjes.

Duhet të flasim më shumë për dhimbjet/ krizat pas lindjes së një fëmije. Si e harrova se si janë!!! Sepse më duket sikur po përjetoj sërish të gjitha dhimbjet e lindjes. Jeta e një nëne

Rikujtojmë që Emina është e martuar me biznesmenin miliarder Sam Nazarian dhe çifti janë prindër edhe të dy vajzave. Emina vlen të theksojmë që edhe pse jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e harron kurrë vendin e saj duke e vizituar gjithmonë dhe gjithashtu të ndihmojë me të ardhura monetare familjet në nevojë.