Bota Tech

Fabrika gjigante e iPhone në Kinë pritet të dëmtohet më shumë, protesta e punëtorëve bëhet shkak!

Fabrika kryesore e iPhone në Kinë dërgesat e saj të muajit nëntor do t’i ketë të reduktuara edhe në vazhdim, kjo nga periudha e fundit e trazirave të punëtorëve këtë javë. Kompania tani mund të ketë më shumë se 30% të prodhimit të nëntorit të prekur nga këto probleme, nga një vlerësim i brendshëm i cili parashikonte po këtë shifër, kur problemet e punëtorëve të fabrikës filluan në fund të tetorit.

Fabrika në fjalë, e cila është e vetmja fabrikë ku Foxconn prodhon modele premium iPhone, përfshirë iPhone 14 Pro, nuk ka gjasa të rifillojë prodhimin e plotë deri në fund të këtij muaji. Fabrika më e madhe në botë e Apple, iPhone është përballur me kufizime të rrepta për COVID-19 që kanë nxitur pakënaqësi midis punëtorëve dhe kanë ndërprerë prodhimin përpara Krishtlindjeve dhe festës së Vitit të Ri Hënor të janarit, pasi shumë punëtorë ose u izoluan ose u larguan nga fabrika.

Kjo gjë ka nxitur shqetësime mbi aftësinë e Apple për të ofruar produkte për periudhën e ngarkuar të festave. Dy ditë më parë punëtorët, shumica e të cilëve ishin rekrutë të rinj të punësuar në javët e fundit, u përleshën me personelin e sigurisë në uzinën e Zhengzhou në Kinën Qendrore. Shumë pretenduan se ishin mashtruar për përfitimet e kompensimit në fabrikë dhe të tjerë u ankuan për ndarjen e konvikteve me kolegët që kishin rezultuar pozitivë me COVID-19.

Foxconn kërkoi falje për një “gabim teknik” të lidhur me pagën gjatë punësimit dhe më vonë ofroi 1,300 euro për rekrutët e rinj që protestonin, të cilët ranë dakord të jepnin dorëheqjen dhe të largoheshin. Burimi tha se më shumë se 20,000 punëtorë, kryesisht të punësuar të rinj që nuk punojnë ende në linjat e prodhimit, morën paratë dhe u larguan. Ndërkaq, do të duhet që të kalojë më shumë sesa një vit derisa të marrim modelet e reja të iPhone 15 në shtator të vitit 2023, por ne kemi dëgjuar thashetheme prej muajsh tashmë.