Një shpërthim në një fabrikë fishekzjarrësh në provincën Hunan të Kinës vrau të paktën 21 persona, ndërsa 61 të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Shpërthimi u regjistrua në uzinën e fishekzjarrëve Huasheng, në qytetin Liuyang, ndërsa në aksionin e kërkim-shpëtimit u angazhuan 500 vetë.
Shkaqet e shpërthimit nuk dihen ende, ndërsa presidenti kinez Xi Jinping bëri thirrje për një hetim të ngjarjes për të vënë përpara përgjegjësisë personat përgjegjës.
Fabrika në provincën Hunan prodhon rreth 60% te fishekzjarrëve të shitur në Kinë dhe 70% për eksport.
Shpërthimet në fabrikat dhe dyqanet e fishekzjarrëve nuk janë të rralla në Kinë e shpesh kanë pasoja vdekjeprurëse. Në shkurt, 12 persona u vranë në një shpërthim në një dyqan fishekzjarrësh në provincën Hubei.