Celebrities Film & Tv Magazine Showbiz

Familjarët e Bardhit kanë fshirë çdo foto të çiftit, reagon Sara pas daljes nga BBV…

Sara Gjordeni, në një intervistë për “Shqipëria Live”, rrëfen ndjesitë pas përjashtimit nga “Big Brother VIP 3”. Sara shprehu mendimin e saj për fshirjen e fotove në çift, në llogarinë e Bardhit në Instagram. Sipas saj, personat që menaxhojnë profilin e këngëtarit, duhet të respektojnë më shumë dëshirën e tij.

Nuk kam pasur ende mundësi të flas me ta. Di të them që kush menaxhon faqen e Bardhit, duhet të respektojë pak më shumë ndaj dëshirave të Bardhit. Duhet të jetë bashkë me mendimet e Bardhit.

Ish-banorja reagoi edhe mbi komentet në rrjetet sociale, për afrimitetin me Meritonin. Komente të tilla, Sara i quajti turp.

Mendoj se njerëzit kanë një problem me deshifrimin e miqësisë. Sot do të kisha dy vëllezërit, babain nuk e kam njohur kurrë. E keni parë që aty brenda, kam qenë më e afërt me djemtë. U afruam sidomos pas situatës me rripën. I kemi qëndruar pranë. Meritoni ka qenë i sëmurë, me imunitet të dobët. Dje para Prime-t ra në tokë. nëse njerëzit nuk duan ta kuptojnë pse e keni mbajtur fare, turp t’ju vijë nëse nuk besoni. Jemi tre persona që jemi shtrirë në krevat me kokën lart.