Celebrities Ndryshe

Miri flet për çiftet pas daljes nga BBV: “Selin-Gimbo & Mateo-Brikena po shfrytëzojnë lidhjet e tyre”!

Finalisti i edicionit të pestë të West Side Family dhe një nga personazhet më të komentuar të Big Brother VIP Albania, Miri, ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Ndryshe” me Elona Duro dhe Salsano Rrapi. Në një intervistë plot emocione dhe momente spontane, ai ndau më shumë detaje rreth eksperiencës së tij brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, marrëdhënieve me banorët dhe mënyrës se si publiku ndikoi në rrugëtimin e tij deri në finale.

Gjatë bisedës, Miri foli edhe për jetën pas daljes nga programi, ndryshimet që ka përjetuar në përditshmëri dhe vëmendjen e madhe që ka marrë nga publiku. Ai tregoi se periudha pas Big Brother VIP Albania ka qenë intensive, mes projekteve të reja, rikthimit në muzikë dhe përshtatjes me një realitet krejt ndryshe nga ai që la para hyrjes në shtëpi. I pyetur nëse ka takuar ndonjë nga ish-banorët pas daljes, por edhe Selin, ai u shpreh:

Jo, asnjëherë. Nuk di gjë. Ku urrej unë?! Unë jam njerëzor, jam babaxhan. Ja Elona më njeh.

Nëse Selin dhe Miri do të ishin të ftuar të dy në emision, a do të vinte ai?

S’e kam problem. Unë të thashë. S’e kam problem asnjë gjë. Çdo gjë që ka ndodhur në Big, e kam mbyllur dhe e kam lënë atje, por kontaktet jashtë Big-ut patjetër që i kam me miqtë e mi.

Po marrëdhënia e tij me Rogertin, si vazhdon jashtë shtëpisë?

Nuk është se vazhdoj shoqërinë, por kur jemi hasur në rrugë jemi takuar.

I pyetur se sa i beson ai çifteve të krijuar në Big Brother, Miri u shoreh si më poshtë:

Atje brenda unë e kam thënë shpeshherë që atje ishte loja dhe e kanë shfrytëzuar si lojë në Big Brother sepse të dy ata nuk është se kanë pasur diçka tjetër në Big Brother përveç se historisë së dashurisë, që duam s’duam ne është interesante për publikun si do shkojë marrëdhënia e tyre (për Brikenën dhe Mateon). Tani jashtë nuk e di. Unë mendoj se po e shfyrtëzojnë. 

Po përsa i përket Selinës dhe Gimbos?

Nuk i kam parë. Bëfshin qejf.