Auto & Moto

Ferrari pritet të shtojë linjën e prodhimit të makinave elektrike!

Ferrari planifikon të zgjerojë fabrikën e saj në pjesën veriore të Italisë si pjesë e planit strategjik për linjën e makinave elektrike, plan të cilin pritet ta bëjnë publike gjatë një konference të shumëpritur gjatë javës së ardhshme. Prodhuesi i makinave ka blerë hapësirë të re afër fabrikës në Maranello dhe kanë filluar të hapin rrugë për linjën e tretë të prodhimit, linjë kjo e cila do t’i kushtohet prodhimit të makinave elektrike.

Zgjerimi siç duket do të përfshijë edhe një qendër të re për prodhimin e baterive R&D. Ferrari do të publikojë projektin me 16 qershor, në ditën e tregjeve kapitale, kur shefi ekzekutiv Benedetto Vigna pritet që të hedhë dritë mbi strategjinë e makinave elektrike dhe i cili do të parashtrojë planin e tij të biznesit për katër vitet e ardhshme.

Ish-ekzekutivi i ‘STMicroelectronics’ u zgjodh si shef ekzekutiv i Ferrari-t në mënyrë që të përshpejtojë “largimin” nga motori 12-cilindërsh dhe kuaj-fuqija katër shifrore, veçori për të cilat njihet auto prodhuesi. Ndërkaq, Ferrarit nuk i intereson nëse keni para të mjaftueshme për të blerë një ose disa nga makinat e tyre. Prodhuesi italian i makinave ka një ‘listë të zezë’ në të cilën përfshihen të famshmit që nuk mund t’i blejnë makinat e tyre dhe në këtë bëjnë pjesë edhe familja e famshme Kardashians.

Yjet si Justin Bieber, Floyd Mayweather dhe të famshëm të tjerë si familja Kardashian nuk mund të blejnë Ferrari. Sipas Ferrarit, nuk ka asnjë listë të zezë që ndalon njerëzit të blejnë makinat e tyre. Megjithatë, prodhuesi i makinave rezervon mundësinë për të zgjedhur me kujdes se kush ka akses në njësitë e tij më ekskluzive.