Celebrities Film & Tv Showbiz

Filmi i ri që pritet të publikohet së shpejti, “The Kissing Booth 3”, premton të thyejë shumë zemra!

Së fundmi është publikuar trailer-i i serisë tjetër të filmit shumë të dashur për të rinjtë “The Kissing Booth”. Dy pjesët e para të këtij filmi janë pëlqyer shumë nga publiku dhe kanë thyer rekorde shikueshmërie. Ja se çfarë kuptuam nga sekuenca e shkurtër e publikuar deri më tani nga ky film.

Lamtumirat janë shpesh të hidhura dhe personazhi i Elle Evans, i luajtur nga aktorja Joey King, ka ende shumë për të bërë para se të përshëndetet me miqtë e saj në pjesën e tretë të filmit. Verën para se të ajo të shkojë në universitet, Elle, është përballur me vendimin më të vështirë që ka marrë ndonjëherë: të përmbushë premtimin e saj për të shkuar në universitet me mikun e saj më të mirë Lee, i luajtur nga aktori Joel Courtney, ose të shpërngulet në pjesën tjetër të qytetit për të qenë me të dashurin e saj Noah, i luajtur nga Jacob Elordi.

Sido që të jetë, ajo ka vetëm disa muaj para se të duhet të vendosë se kujt do t’i thyhet zemra dhe ata nuk po ja bëjnë më të lehtë asaj këtë vendim. Në trailer-in e publikuar, mund të dëgjohet personazhi i mamasë së Noah teksa thotë

Ndoshta zgjedhjet e tua kanë të bëjnë më shumë me atë që njerëzit e tjerë duan. Ndoshta është koha të mendosh për atë që ti dëshiron.

Gjatë verës së tyre të fundit para kolegjit, Elle dhe Lee vendosën të merrnin një listë gjërash të përshtatshme për sezonin, si dhe organizimin e një feste gjigande në shtëpinë e plazhit të familjes Flynn. E zënë në dilemë për të zgjedhur midis Lee dhe Noah dhe duke shijuar atë çfarë ka mbetur nga vera, Elle gjen ngushëllim duke i besuar Marco, personazh i luajtur nga Taylor Zakhar Perez, i cili e ndihmon atë të kuptojë se njerëzit janë thjesht kalimtarë në jetën tonë. Disa prej tyre zbehen në kujtime, por pak bëhen pjesë e asaj që ti je.

Premiera e filmit do të shfaqet më 11 Gusht në platformën gjigande “Netflix”.