Celebrities Music Showbiz

“Finalmente…”/ Këngëtarja Elsa Lila rrëfen për rikthimin, a do të jetë vajza e saj në koncert?!

Këngëtarja e njohur, Elsa Lila, ishte mëngjesin e sotëm e ftuar në emisionin “Wake Up”, për të folur për koncertin recital që do të mbajë për herë të parë për publikun shqiptar në Pallatin e Kongreseve. Më 1 nëntor, Elsa Lila, e shoqëruar nga një bandë muzikore italiane do të performojë për të gjithë ata që janë rritur me këngët e saj, nga “Pyes lotin”, “Vetëm një fjalë” e deri tek “Evita”, kënga dedikuar vajzës, me të cilën mori pjesë vitin e shkuar në Festivalin e Këngës.

Këngëtarja tregoi sot në “Wake up” se pse do rikthehet si “Finalmente Elsa”?

’Më në fund Elsa’ sepse kur erdha vjet për Festivalin njerëzit më thoshin: ‘O Elsa më në fund sa bukur që erdhe’. Është gjithmonë një lumturi e madhe kur njerëzit të presin me dashuri. Unë jetoj kryesisht për këtë gjë. Puna ime nuk do të kishte sens nëse publiku nuk do e pëlqente. Të shënon jetën tënde ai moment unik. Publiku të dashuron dhe të duartroket, do isha në gjendje të bëja gjithçka për t’i falenderuar. Dashuria ime më e madhe pas vajzës, është publiku, pra dashuria e dytë. Kjo lidhje me publikun ndodh përmes urës së muzikës. Kam ardhur për t’i falenderuar dhe për t’i qenë afër publikut.

E pyetur a do të jetë vajza e saj në koncert, Elsa Lila u përgjigj:

Evita më dëgjon që këndoj nga mëngjesi në darkë, më thotë ‘mama boll këndove’, unë i them për flautin, pra për atë është vazhdimi i një pune, nuk është rikthim. Ajo fatmirësisht ishte në Pallatin e Kongreseve dhe e njeh atë sallë. Nuk do më bashkohet në skenë, ajo është shumë e aftë në këto instrumente, sepse ka rënë në orkestra në Itali, por nuk e lënë emocionet, kështu që nuk do të jetë këtë herë.