Bota Travel

Frikë nga udhëtimet me avion? Këshillat që bëjnë për ju!

Statistikat e teknologjia na japin siguri se avioni është mjeti më i sigurt i transportit, por kjo nuk mjafton pasi një numër gjithnjë dhe më i madh njerëzish kanë frikë gjatë fluturimit. Por, çfarë mund të bëhet për ta larguar këtë frikë? Ja 9 gjëra për t’u vënë në zbatim:

Në qiell nuk jeni vetëm

Mesatarisht, më shumë se tetë milion njerëz fluturojnë çdo ditë. Në vitin 2013, numri i përgjithshëm i pasagjerëve civilë ishte 3,1 miliardë (aq sa 44% e popullsisë së botës). Gjatë kësaj periudhe ka pasur vetëm 81 aksidente dhe 210 viktima.

Probabiliteti

Në vitin 2006, David Ropeik i Universitetit të Harvardit llogariti se shanset për të vdekur në një aksident ajror janë 1 në 11 milion. Madje, më e mundshme është të vdesësh nga një sulm peshkaqeni (Një në tre milion shanse).

Rreziku për një person është pas 123 mijë vitesh

Por, ka nga ata që janë edhe më optimistë. Në vitin 2013, Arnold Barnett, profesor statistikash në Boston, konstatoi se rreziku i vdekjes për pasagjerët në linjat ajrore komerciale është 1 në 45 milion fluturime. Sipas “New York Times”-it, një udhëtar mund të fluturojë çdo ditë për 123 mijë vjet dhe ende të jetë i sigurt.

Qiej të tejmbushur

Ka 49 871 linja ajrore në botë, në të cilat llogariten 102 465 fluturime ditore. Vetëm fluturimet e tre aleancave kryesore të linjave ajrore (Star Alliance, One World dhe Sky Team) janë 47 777.

Punësimet në Aviacionin Civil

Aviacioni civil punëson mbi 57 milion njerëz dhe kontribuon me 2,2 trilion dollarë në ekonominë globale.

Siguria në fluturim

Fluturimi është mjeti më i sigurt i transportit. Të dhënat i referohen vetëm SHBA-ve, por janë të qarta: aksidentet shkaktojnë 0,06 vdekje për çdo një miliard milje të udhëtuara. Autobusët regjistrojnë 0,14, metroja 0,24, trenat 0,47, makinat 5,75 dhe motoçikletat 217 vdekje.

Frika e drejtimit të makinës

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, OBSH ka patur më shumë se 1,2 milion vdekje nga aksidentet rrugore në mbarë botën në vitin 2010. Trafiku rrugor është shkaku kryesor i vdekjeve për të rinjtë e moshës 15-29 vjeç. Universiteti i Oksfordit përllogariti se në vitin 2006, britanikët kishin shanse një në 36 512 për të vdekur në një aksident automobilistik dhe një në 3,5 milion shanse për të vdekur në një aksident avioni.

Turbulenca

Kushdo që ka frikë nga fluturimi ka një frikë nga turbulencat. E pabazuar! Ekzistojnë tre lloje të turbulencave: të lehta, të moderuara e të rënda. Për pilotët, ajo e butë nuk është e ndryshme nga një rrugë e keqe për një shofer taksie. Ai i moderuari as nuk i tremb, pasi zakonisht zgjat 10-15 minuta, nëse vazhdon, piloti mund të përpiqet ta çojë avionin në një lartësi tjetër. Turbulencat e forta janë shumë të rralla, disa minuta nga afërsisht 10 000 orë kohë fluturimi për një pilot. Eshtë e pakëndshme, por jo e rrezikshme. Avioni mund të devijohet në lartësi deri në 30 metra, por asgjë si ajo që shihni në filmat e fatkeqësive në kinema.

Fiton dashuria për jetën

Psikologu dhe ish-kapiteni i Forcave Ajrore Amerikane, Tom Bunn, zhvilloi një program kundër frikës nga fluturimi i quajtur “Saar” dhe bazohet në çlirimin e oksitocinës, e njohur si “hormoni i dashurisë”. Sipas tij, duke u mësuar të imagjinoni, me pak stërvitje, një burim të besueshëm të hormonit të dashurisë, familiarët tuaj, fytyra e partnerit etj, oksitocina hyn në qarkullim dhe amigdala çliron hormonin e stresit përgjegjës për ankthin gjatë fluturimit.