Celebrities Gossip Showbiz

“Gati për kampionat”, ku do t’i shohim Borën dhe Donaldin?

Bora Zemani prej më shumë se një viti tanimë ka qenë kryefjalë e mediave duke nisur që nga moderimi i programit hit “Për’Puthen”, historinë e shumëpërfolur në media mes saj dhe Donald Veshaj dhe së fundmi si prezantuese e “Dancing With The Stars”, programi më i përfolur i kërcimit.

Por, përpos karrierës bukuroshja është gjithashtu shumë e komentuar dhe për momentet e saj private që ndan në rrjete sociale. Ditën e djeshme moderatorja festoi ditëlindjen e saj. Dhe me këtë rast kaq të veçantë, Bora ka udhëtuar drejt Italisë me njerëzit e saj të dashur, për të pritur atje datën e saj të shënuar. E në këtë udhëtim kjo e fundit së bashku me partnerin e saj nuk na i kanë kursyer postimet sa romantike aq edhe ‘funny’ siç është edhe më i fundit.

Teksa kanë ndarë me ndjekësit disa video nga lojërat e tyre në dëborë teksa bëjnë ski duket këto ditë kanë mësuar kaq shumë sa janë gati për një kampionat në këtë sport.

Epo urojmë të jetë kështu me të vërtetë…

Gati për kampionat!

Së fundmi, Bora ka qenë e ftuar në “Wake Up”, ku ka folur më shumë për raportin mes të birit dhe partnerit të saj, Donaldit.

Ata kanë marrëdhënie shumë të mirë. Arbori thotë që Donaldi është shoku im i ngushtë. Luajnë ‘playstation’ bashkë.

Nga ana tjetër për sa i përket karrierës, Bora u shpreh se pas “Dancing With The Stars” ka një tjetër projekt. Gjithsesi, bukuroshja zgjodhi të mos tregojë asgjë lidhur me këtë derisa të konkretizohet diçka.