Moderatorja e njohur Bora Zemani ka folur për herë të parë rreth mundësisë për t’u bërë pjesë e spektaklit më të ndjekur në Shqipëri, “Big Brother”.
E ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, Bora u pyet drejtpërdrejt nëse do të pranonte të hynte në shtëpinë e famshme, dhe përgjigjja e saj ishte e prerë:
Nuk besoj sepse më duket eksperiencë shumë e vështirë. Unë nuk do e bëja dot
-tha ajo, duke sqaruar se formati kërkon një përballje emocionale të madhe për të cilën nuk ndihet e gatshme.
Moderatorja rrëfeu se, edhe pse nuk ka qenë kurrë banore, ka përjetuar nga afër presionin dhe ngarkesën emocionale të këtij reality-show, veçanërisht gjatë edicionit të parë të Big Brother VIP, ku partneri i saj, Donald Veshaj, ishte një nga protagonistët kryesorë.
Në këto kushte që kam qenë, i kam parë benefitet pa qenë pjesë e shtëpisë. BBV1 ka qenë eksperiencë intensive, shumë, shumë mbytëse sepse kishte të bënte me gjëra të miat personale
-tregoi Bora, duke theksuar se presioni publik, izolimi dhe ekspozimi i çdo detaji personal e bëjnë Big Brother një sfidë të jashtëzakonshme.